Ishte një sezon i keq për Juventusin ky që sapo përfundoi. Bardhezinjtë dështuan keq në Champions League teksa u eliminuan në raundin e 1/8-tave nga Porto, ndërsa në kampionat e mbyllën në vendin e katërt, shumë larg Interit të vendit të parë.

Këto rezultate të dobëta tashmë duhet të kenë përgjegjësitë e tyre dhe një nga ta është drejtori sportiv, Fabio Paratiçi.

Ditën e sotme është zyrtarizuar largimi i tij nga klubi teksa në vijim pritet të mësohet edhe pasardhësi. Mendohet se ai do të jetë Federiko Çerubini, i cili e njeh ambientin bardhezi pasi ka punuar me Paratiçin, megjithatë nuk mohoet që të ketë edhe surpriza duke afruar edhe një që mund të vijë nga jashtë hierarkisë së klubit.

Ndërkohë, i radhës që rrezikon shkarkimin është Andrea Pirlo, pasi edhe trajneri nuk ka arritur të fitojë në 100% besimin e presidentit, Andrea Anjeli. /VipSport/