Titulli i Superiores mbahet peng nga tre qytete të ndryshme teksa shanset më të mëdha janë që Teuta të fitojë kampionatin. Durrsakët do të luajnë kundër Apolonisë, por shpresat nuk janë shuar edhe për Vllazninë kundër Laçit.

Shumë pak mundësi, por ceremonia e titullit kampion do të organizohet edhe në Ballsh ku do të luajë Partizani. Ndërkohë Kosta Grillo i ftuar në “Sport Magazine” është shprehur se titulli mund të dorëzohet me helicopter.

“Secila nga katër ekipet e meriton titullin kampion. Ky trofe meriton të shkojë në Durrës, si meriton të shkojë në Shkodër, Laç apo kryeqytet. Pak më shumë njëra ose tjetra, por të gjitha janë të denja për të fituar.

Nuk e di sesi do të jetë historia e dorëzimit të Kupës. Flitet për një helicopter që do të jetë në gatishmëri për të shkuar nga Durrësi në Shkodër apo nga Durrësi në Ballsh”, ka thënë Grillo. /Sport Ekspres/