Vllaznia luan sot në 17:00 me Laçin në “Loro Boriçi”. Sfida e javës së 36 është e fundit për këtë sezon, me shkodranët që janë në garë për titullin kampion.

Me pikë të barabarta me Teutën kryesuese, Vllaznia do duhet të bëjë detyrën ndaj Laçit për të shpresuar në një hap falls të durrsakëve. Për Brdaric mungon Krymi, me mesfushorin që është jashtë për shkak të kartonave të verdhë.

Rikthimi i Isaevskit ka bërë që skema të jetë 4-3-3, teksa projektohet një sulm me Hoxhaj, Da Silva dhe Dilaver. Shehi qëndron në qendër të mbrojtjes, ndërsa mesi i fushës me Krujën, Jonuzin dhe Markun.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Kruja, Marku, Jonuzi, Da Silva, Hoxhaj, Dilaver