Bylis pret Partizanin teksa të dyja skuadrat kanë pak shanse për të mbërritur objektivat e tyre. Kështu, Bylis për mbijetesën dhe Partizani për titull, teksa edhe trajnerët të detyruar edhe nga mungesat kanë bërë shumë ndryshime.

Trajneri i ballshiotëve Dovedan, i ka dhënë shansin Qardakut, Maçollit, Trumcit apo Prekës. Nga ana tjetër, Ilir Daja i beson Domingez, Kotes, Carës apo edhe Kardozos në sulm së bashku me Çinarin. /VipSport.al/

Formacionet zyrtare:

BYLISI: Mali, Ntephe, Preka, Stojanoviç, Preka, Trumci, Qardaku, Maçolli, Lorran, Anthony, Ruçi, Spahiu
Trajner: Veljko Dovedan

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Domingez, Idrizaj, Murataj, Kote, Bardhi, Cara, Çinari, Kardoso
Trajner: Ilir Daja