Golat: Spahiu 26′, Antoni 70′ (11-m)/ Cara 34′, Kardozo 62′, Selita 89′, Mala 90′

Mes polemikave, me shumë akuza për gjyqtarët, apo dhe me gabime sidomos me pikë të lëna në shtëpi me Skënderbeun e Kastriotin që i kanë vuajtur në fund, mbyllet rrugëtimi i Bylisit në Kategorinë Superiore!

Ballshiotët nuk kanë arritur dot të sigurojnë mbijetesën, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 9-të me 32 pikë, 3 pikë më pak se Kastrioti i vendit të tetë.

Ndërkohë që Partizani ka shënuar 4 gola në Ballsh, dhe mbetet në vendin e tretë, ndërsa dëshpërim ka pasur në radhët e të dyja skuadrave që thuajse këtë fund e dinin që pas ndeshjeve të javës së parafundit…

Formacionet zyrtare:

BYLISI: Mali, Ntephe, Preka, Stojanoviç, Trumci, Qardaku, Maçolli, Lorran, Anthony, Ruçi, Spahiu
Trajner: Veljko Dovedan

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Domingez, Idrizaj, Murataj, Kote, Bardhi, Cara, Çinari, Kardoso
Trajner: Ilir Daja