Armando Sadiku nuk ka ndërmend të lëvizë nga Bolivia, pavarësisht një starti jo të mirë me Bolivar. Sulmuesi mori edhe disa kritika për shkak të formës, e faktit që nuk po ia dilte të shënonte.

Megjithatë, tashmë elbasanasi ka gjetur rrugën e rrjetës dhe është më brenda mekanizmave të skuadrës, ndërsa pritet që të ketë vazhdimësi dhe të përmbushë pritshmëritë që klubi ka për shqiptarin.

Vetë Sadiku, në një intervistë për mediat në Bolivi, thekson se është gati të japë gjithçka për ngjyrat që përfaqëson aktualisht.

“Dua të qëndroj këtu, më pëlqen kampionati. Nuk kam dhënë maksimumin. Dua të jap gjithçka për këtë skuadër. Tani është koha për të fituar kampionatin dhe unë jam gati të jap gjithçka për këto ngjyra”, u shpreh Sadiku. /VipSport/