Kategoria Superiore do ulë sot siparin e sezonit të 82. Në 17:00 në fushë do zbresin 10 skuadra, ndërsa 90 minutat do vendosin edhe ekipin që do çojë sipër titullin kampion.

Kreu si kurrë më parë vendoset nga golavarazhi dhe një gol më shumë, me Teutën, Vllazninë, Laçin dhe Partizanin që janë matematikisht në garë për tiullin kampion.

Në Shkodër, Vllaznia pret Laçin, teksa në “Niko Dovana” Teuta ka një duel më të lehtë në letër, atë me Apoloninë që ka mbyllur llogaritë me Superligën. Partizani udhëton në Ballsh, aty ku Bylis shpreson te pikët që mund t’i sillnin mbijetesësn.

Kukësi pret Kastriotin në “Air Albania”, ndërsa Tirana luan në shtëpi me Skënderbeun. FSHF ka njoftuar se në Ballsh, Durrës dhe Shkodër do jenë gati ceremonitë për cilëndo skuadër që do shpallet kampion.

Sot, 17:00 – Superliga shqiptare – java 36 (e fundit)

Kukësi – Kastrioti

Bylis – Partizani

Vllaznia – Laçi

Teuta – Apolonia

Tirana – Skënderbeu