Ndeshja e fundit e Apolonisë në Durrës, ka regjistruar dhe debutuesin më të ri në historinë e Superiores shqiptare.

Ai është Arlind Kurti, i lindur më 24 janar 2005 dhe që vesh fanellën e ekipit të parë në moshën 16-vjeçare, 4 muaj e 2 ditë, duke thyer me 9 ditë rekordin e korçarit Skerdi Xhixho, i cili u aktivizua 45 minuta në ndeshjen Tirana – Skënderbeu po në javën e fundit.

Talenti fierak është futur në fushë në të 89′, duke zëvendësuar ganezin Kofi Jeboah dhe duke u bërë lojtari i 34-të që Apolonia aktivizoi gjatë këtij kampionati.

Padyshim qe ky eshte nje rast per t’u veçuar dhe fieraket duket se kane filluar te mendojne shpejt per te ardhmen ngaqe u rikthyen serish ne kategorine e pare dhe duan t’i japin hapesire futbollisteve te Akademise se tyre.