Vllaznia riktheu një trofe në Shkodër pas 13 vitesh. Kuqeblutë e drejtuar nga trajenri Brdariç mposhtën me rezultatin 1-0 Skënderbeun në finalen e zhvilluar në “Air Albania”, duke fituar për herë të shtatë në histori Kupën e Shqipërisë.

Da Silva ishte heroi i këtij triumfi, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës.

Në momentin që gjyqtari Xhaja sinjalizoi përfundimin e ndeshjes finale, lojtarë, drejtuesit dhe tifozët shkodranë shpërthyen në festë, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në “Air Albania”.

Në fushë zbriti edhe kryebashkiakia Voltana Ademi, e cila nuk nguroi të përqafonte futbollistët me radhë.