Barcelona pritet të bëjë sot pasdite prezantimin e Serxho Agueros për t’i dhënë formë zyrtare transferimit të argjentinasit nga Mançester Siti.

Kartoni i 32-vjeçarit nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë spanjollëve duke qenë se lojtari e kishte përfunduar kontratën me Sitin.

Aguero sakaq do të firmosë një kontratë dyvjeçare, ndërsa arritja e marrveshjes me të duket si edhe një sinjal për qëndrimin e Mesit.

Kjo pasi të dy janë shumë miq të ngushtë edhe jashtë fushe, teksa Aguero e ka shprehur gjithnjë ëndrrën e tij për të luajtur krah pleshtit dhe më në fund, tashmë duket sikur do të kthehet në realitet. /VipSport/