Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, e ka cilësuar ditën e sotme si më të rëndësishmen në karrierën e tij si trajner. Gjermani, duke komentuar për “SuperSport” , theksoi se ishte një sukses i rëndësishëm për shumë arsye, ndërsa la gjëra të hapura për të ardhmen.

“Nuk ka rëndësi cilin turne, por tani kemi fituar Kupën. Sot ishte speciale, ishte jashtë të zakonshmes, jam krenar për të gjithë tifozët e Vllaznisë përreth meje.

Si trajner është momenti më i rëndësishëm i karrierës. Nuk dua të ndalemi këtu e të vazhdojmë, por mbi të gjitha jam aq i lumtur për këtë klub, për këtë klub tradicional që i kthyem Kupën.

A do të qëndroj? Do të flasim, sigurisht, se e nisëm një projekt të madh dhe duam ta vazhdojmë bashkë. Por tani ta shohim.

Vllaznia është një aventurë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe mendoj se gjithçka është në rregull. Por duhet të jemi të kujdesshëm për pritshmërinë që vendosim, çfarë mund të arrish më shumë? Duhet të jemi të duruar dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

E dinim që do të kishte ulje-ngritje, por rëndësi do kishte si e përballojmë pjesën poshtë, se është moment i rëndësishëm. Ne mësuam, e nisëm nga zero, dikush po fluturonte e mendonte se nuk është Vllaznia. Por pastaj kjo na bëri të fortë e menaxhuam mirë situatën.

Si fillim duhet të jemi të duruar, duhet të festojmë Kupën dhe pastaj të punojmë në të gjitha drejtimet. Mendoj që të jemi të lumtur e krenarë për këtë fitore dhe pastaj në ditët në vijim do të vazhdojmë punën”, tha Brdariç. /vipsport/