Sapo ka përfunduar ndeshja në “Air Albania”, në Shkodër ka shpërthyer festa….Fitorja e Vllaznisë dhe rikthimi i trofeut në Shkodër pas 13 vitesh ka sjellë ftesë më rrugën e kryeqendrës së veriut.

Shkodranët kanë dalë në rrugë më makina duke festuar marrjen e Kupës së Shqipërisë, një atmosferë që na kishte munguar në vitet e fundit, por që në Shkodër futbolli jo më kot është fe dhe kjo ditë ka vite që pritej.

Të rënat e borive të makinave, brohoritje dhe flamuj nëpër duart, janë pamjet që kanë mbushur të gjitha rrugët e Shkodrës menjëherë pas fitores së Vllaznisë 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”.

Vllaznia e madhe është rikthyer… dhe kur është Vllaznia mirë, edhe Shkodra është në hare!