Skënderbeu ndryshoi me Migen Memellin në stol, por për të përballuar një ekip si Vllaznia nuk ja ka dal, e për më tepër me një nga ekipet më në formë të elitës dhe që ka komanduar Superioren për më shumë javë se çdo ekip tjetër…

Pas ndeshjes në “Gol pas goli”, trajneri Migen Memelli ka pohuar: “Së pari komplimentoj skuadrën e Vllaznisë se ka bërë një suspersezon.

Ishte një ndeshje e barabartë, edhe pse i thashë lojtarëve që ndeshja do të vendosej nga detaje, në gabuam dhe kur gabuam pësuam, gjithçka tjetër ishte e barabaratë. Por janë lojtarë me shpirt të madh dhe sido të jetë e kanë fituar trofeun e tyre, se vuajtjet i kthyen në forcë dhe sadopak e sotmja ishte mbyllja më e mirë që mund t’i bënin sezonit për veten dhe tifozerinë”.

“Baza e lojtarëve është, por ne do të bëjmë më të mirën që të krijojmë një grup kompakt, për të qenë të denjë që të jemi në 5 vendet e para. Mendoj se do të jemi mes 5-6 më të mirat dhe do të nisim ndërtimin e skuadrës dhe procesin e përgatitjes për kampionatin e ri”.

“Kjo ishte ndeshje që nuk duhej të ishim inferiorë dhe e bënë. Ishim të barabartë me të gjithë, e vetmja skuadër që na ka mundur dy her ishte Teuta dhe u shpall kampion, të tjerët u ndalën dhe nuk dolën kampionë. Lojtarët e bënë puën e tyre, shpëtuan skuadrën, veten e qytetin”, – tha Memelli në fund.