Në prononcimin për emisonin ”Gol pas Goli”, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u shpreh:

Triumfi: ”Jam shumë e kënaqur që Vllazninë i kthehet titullit dhe lojës së saj që është vetëm e Vllaznisë. Ka qenë vit i veçante për çka kemi sjellë ne kemi bërë diferencën. Në qoftë se flasim për një skuadër të vërtet ne jemi skuadër.

Merita të madhe ka trajneri jam e lumtur për ata që kanë dhen gjithçka. Kemi luftuar ndershmërisht dhe jemi përballur me të gjitha skuadrat por dhe në sajë të tifozerisë që Shkodra ka kjo është dhurata më e madhe që këta djem i japin Shkodrës dhe futbollit tonë”.

Premtimi? ”Vllaznia po shkon 100% drejt privatizimit dhe pritet shumë shpejt ky hap. Do ti hapim rrugë investimeve dhe jam e kënaqur. Jam vajzë sportisti e kam mbështet skuadrën, kjo ishte dhurata më e madhe që më dha zoti. Bashkia Shkodër shpenzon shumën më të madhe për mbështetjen  sportit dhe do të vazhdoj të shpenzojë. Do t’i rri afër skuadrës për të investuar dhe do ta kemi si prioritet”.

Përjetimi? ”Unë di që puna me Vllazninë ka qenë shumë e vështirë. Në vitin 2015 i premtova të gjithë Shkodrës se do të hiqnim të gjitha vështirësitë. Kishim probleme shumë të mëdha, çdo gjë u sistemua. Ju e dini që bota e futbollit nuk është gjithmonë e drejtë, por ne kemi vuajtur. Prapë se prapë jemi ringritur.

Vllaznia është skuadra e të vërtetës, me forcën e vet dhe me këmbën e vet ka arritur këtu. Ne duke ecur drejt ja kemi arritur këtu ku jemi sot, rezultat i një administrimi të rregullt, sipërmarrje të rregullt.

Rrugëtimi i Vllaznisë është i domosdoshëm kur të privatizohet, do të jetë diçka pozitive. Fitorja ime më e madhe është që Vllazninë e le në duar të sigurta, në krye të klasifikimit, dhe me një shumë të majme. Kjo ka qenë sfida ime më e madhe”.