Redi Jupi mendon se fitorja e Vllaznisë sot vlerësonte një sezon që kishte bërë ekipi shkodran, Në “Procesi Sportiv” ai theksoi se suksesi në Kupë ishte i merituar pasi kishte qenë ekipi më cilësor i këtij kampionati.  

“Nëse kampionatin do ta fitonte Vllaznia këtë vit, nuk është se pati polemika por pakënaqësi, por është e vetmja skuadër që në këtë moment i paqëson të gjithë. Ka dashamirësi shumë të madhe për Vllazninë në vazhdimësi. Shkodra  ka problemet e saj të brendshme por i bashkon në ambiente te futbollit.

Vllaznia ishte skuadra më e mirë në raport me skuadrat e kreut, që ka bërë më shumë në raport me lojtarët që ka, për lojën, një lojë emancipuese për futbollin tonë, ku dominon frika.

Patëm për disa muaj një skuadër që bëri futboll të guximshëm, me shumë lojtarë që sulmonin dhe në përfundim mendoj se është skuadra më e mirë e kampionatit.

Nga ana tjetër ishte Skënderbeu, që në raport me 3-4 muajt e parë të kampionatit, ka bërë kampionat fantastik brenda mundësive që ka.

Më erdhi mirë që ishte një ndeshje pa ankth, stres, që nuk të përçonte emocione të këqija. Kemi patur këtë vit stresin e skuadrave në fushë, emocionet negative të përballjeve e konjukturave që na i kanë përçuar edhe ne. Na kanë përcjellë energjitë jopozitive.

Sot ishte një ndeshje ku ishim të relaksuar, të dy luanin për të fituar pa frikë të humbnin, mendoj që e fitoi skuadra më e mirë, që kishte më shumë cilësi, e kontrolloi lojën, i shkoi më afër dhe e fitoi. Skënderbeu, me mundësitë që ka, bëri një ndeshje të denjë për një finaliste kupe”, tha Jupi. /vipsport/