Patrik Bardhi nuk do të jetë pjesë e Kastriotit për sezonin e ardhshëm. Vetë lojtari nëprmjet një reagimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar se e ka mbyllur kështu pas tre viteve aventurën me krutanët.

Bardhi falenderon të gjithë për mbështetjen duke nisur nga presidenti, trajneri dhe tifozët. Tashmë, sulmuesi është i hapur për një alternativë të re për të ngjitur edhe më shumë shkallët e karrierës.