Gëzim Sinemati e ka cilësuar absurd faktin se është zhvendosur finalja e Kupës ditën e hënë që të përshtatej me axhendën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Duke folur në ”Procesi Sportiv”, ai theksoi se kjo ngjarje tregonte qartësisht seriozitetin e FSHF-së me garën.

“Po të luhej dje finalja, do humbej lezeti i ceremonisë se ka qenë finalen e Champions League, se po të mos ishte ai nuk bëhej, Kështu edhe ajo u bë, edhe finalja e Kupës. Një finale Kupe pret presidentin të kthehet që të luhet, e ke parë çfarë serioziteti që ka Federata.

I dëgjuar vërshëllimat sot për kë ishin? Për presidentin, se tifozët janë të pakënaqur për verdiktet.

Titulli i Teutës? Për ekipin më të bukur mund të ishin Vllaznia e Partizani. Fitoi ekipi më pragmatist, kemi thënë të gjithë që Teuta shënon pak. Teutës i janë krijuar borxhe në vite dhe kështu si është konceptuar te ne fitimi i trofeve janë borxhe që shlyhen.  

Ndaj u ndje e mërzitur Vllaznia se u ndje e tradhtuar. E mira e këtij kampionati ishte që u afruan katër protagoniste. Por me atë që ndodhi në javën e fundit, helikopteri i Ylli Agës që shëtiste mbi stadiume ra shpejt. U rrëzua që në minutat e parë, nuk priti minutën e 90. Ky është kampionati më i bukur me bojkot brenda”, tha Sinemati. /vipsport/