Viti i parë me një projekt të Vllaznia e futbollit dhe menjëherë një trofe i rëndësishëm e një titull kampion që iku nga duart vetëm për golavarazh.

Për Alban Xhaferin nuk ishte trofeu i parë me kuqeblutë, pasi ka fituar të tillë me Vllazninë e basketbollit, por sigurisht që futbolli është diçka tjetër dhe këtë ai e ka kuptuar më së miri dhe ta shprehë me fjalët e tij.

Pas festës në “Air Albania” përballë mijëra tifozëve shkodranë që kishin udhëtuar për të ndjekur finalen, ai ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij për të gjithë mbështetësit e Vllaznisë.

“Sot Shkodra është qyteti më i bukur në botë, kemi liqenin, lumenjtë, malet, detin dhe Vllazninë e madhe. Rikthimi në sukses është tashmë realitet!”, shkruante sponsori i Vllaznisë në postimin e tij në rrjetet sociale. /vipsport/