E ardhmja e Klaus Gjasulës është larg Hamburgut. Në klubin e njohur gjerman kanë filluar të mos bëjnë më plane me mesfushorin e përfaqësueses shqiptare dhe ai përfshihet në listën e emrave për t’u larguar gjatë merkatos së verës.

Pak ditë më parë Klaus Gjasula i tha “jo” grumbullimit me kombëtaren duke menduar që të pushonte dhe të ishte sa më i gatshëm për fazën përgatitore me klubin e Hamburg ku në vitin e fundit nuk ëhstë se ka shkëlqyer. Por mediat gjermane bëjnë të ditur se klubi ka nisur kërkimin për mesfushorë qendre pasi do të ndryshojë plotësisht repartin, që është identifikuar si një nga pikat e dobëta të edicionit të fundit duke sjellë dështimin e radhës në luftën për ngjitjen në Bundesligë.

Edhe vetë Gjasula e ka pranuar publikisht se ka zhvilluar një sezon të dobët me këtë klub ndaj nuk është për t;u çuditur që te Hamburgu po mendojnë largimin e tij vetëm 1 vit pas firmës.

Mbetet ende të shihet se cilat do të jenë alternativat për të ardhmen e Gjasulës, por ka disa klube të Bundesligës 2 që janë gati të firmosin me mesfushorin e përfaqësueses shqiptare. /vipsport/