Vllaznia u rëndit e dyta në kampionatin shqiptar. Një nga ata që ka dhënë kontribut për shkodranët në këtë edicion ka qënë Erdenis Gurishta.

Kapiteni Gurishta ka dhënë një intervistë për Sport Zone për Mcn Tv, ku nuk la pa thumbuar sërish Teutën.

Në fjalën e tij pas javës së fundit të Kategorisë Superiore tha se Teuta-Apolonia nuk ishte sfidë e luajtur në fushë, ndërsa edhe sot nuk i ka “kursyer” fjalët për “Djemtë e detit”.

“Pavarësisht se Teuta doli kampione mendoj se në katër ekipet e para ka zhvilluar lojën më të keqe.  

Ne kemi zhvilluar ndeshjet më të mira, por ndonjëherë loja e bukur nuk mjafton, duhen pikët” – tha ai.