Komisioni Disiplinori i FIFA-s ka sanksionuar ekipin e PSG lidhur me kontratën e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardit që u huazua nga Interi në shtator të 2019.

Në atë kohë u fol për një klauzolë, e cila e nuk e lejon klubin francez që ta shesë sulmuesin në klubet e tjera italiane. Sipas një raporti të nxjerrë nga FIFA, klubi francez për huazimin e arritur në 2 shtator të 2019-ës do paguante 5 milionë euro, plus 22 milionë euro bonus. Ndër të tjera ajo që ra në sy të sistemit të kontrollit të transferimeve të FIFA-s nga marrëveshja mes dy klubeve ishte pika 6 e kontratës.

Në atë pikë përcaktohet se në raste se PSG do ta shiste Ikardin në ndonjë nga klubet e tjera italiane gjatë merkatos së verës në 2020 ata duhet të derdhnin edhe 15 milionë euro në arkat e Interit. Në klauzolë e tillë, nënkupton se ka një ndikim në politikat e transferimit të një klubi, ndaj është gjobitur me 10 mijë franga zvicerane.

Gjithashtu PSG gjobite edhe sepse ka dorëzuar marrëveshjen e kontratës tek autoritete nëpërmjet postës elektronike(TPI) dhe jo sipas sistemit të transferimeve të FIFA-s (TMS).

Kujtojmë që më herët FIFA sanksionoi Juventusin edhe ekipin nga Arabia Saudite, Al Duhali, lidhur me transferimin e Medhi Benatia ku në klauzolën e tij, theksohej se lojtari nuk mund të transferohej në një nga pesë klubet italiane (Inter, Lacio, Milan, Napoli dhe Roma). FIFA gjobiti Juventusin me 40 mijë fanga zvicerane dhe Al Duahil me 20 mijë.

Nuk dihet nëse një ndëshkim të mundshëm mund të ketë edhe ndaj Interit në ditët në vijim lidhur me klauzolën e vënë ndaj ish-kapitenit zikaltër.