Mbreme vete Thomas Brdariç deklaroi ne studion e Tv Rozafa se do te vazhdonte te qendronte ne krye te Vllaznise, por sot duket se gjerat kane ndryshuar.

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani është bërë me trajner të ri.

IndeksOnline ekskluzivisht mëson se te skuadra suharekase trajner do të emërohet tekniku gjerman, Thomas Brdaric.

46-vjeçari ishte në stolin e skuadrës nga Shqipëria, Vllaznia – aty ku arriti të shpallej kampion i Kupës për sezonin 2020/21.

Brdaric ka një karrierë të madhe si trajner, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si: Union Solingen, Wolfsburg ll, Steinbach, KF Shkëndija, Rot-Weis Erfurt dhe Vllaznia.

Si futbollist gjermani me prejardhje nga Kroacia, luajti te klubet e njohura, si: Stuttgart, Dusseldorf, Fortuna Koln, Bayer Leverkusen dhe Hannover 96/IndeksOnline/