Kukësi i sezonit të ri do të jetë ndryshe, në infrastrukturë dhe skuadër. Nga sa bëhet e ditur, skuadra verilindore ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa nga klubi është larguar drejtori Nexhipi. RTSH Sport bën me dije se klubi ka larguar edhe trajnerin Mirel Josa.

58-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në muajin janar, ndërsa kishte dhe një vit kontratë me Kukësin, por klubi ka vendosur që të gjejë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar, por në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth teknikut të ri që do të drejtojë Kukësin në vitin e ardhshëm.

Nuk është çudi që të jetë një trajner ballkanas, megjithatë ka shumë emra në “sitë”, ndërsa do të vendoset së shpejti…