Vllaznia fiton edhe trofeun e 8-te te Kupes se Shqiperise. Duhej ta fitonte ne fakt ne fushe duke luajtur, por e ka fituar ne tavoline aforfe me rezultatin 3-0.

Kjo sepse Apolonia ka bojkotuar finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Ishte parashikuar të luhej ditën e sotme finalja e Kupës së Shqipërisë për femra, Vllaznia-Apolonia.

Takimi do të zhvillohej në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”, por skuadra fierake nuk është paraqitur për të luajtur këtë ndeshje. Arsyeja e kësaj mungesë ka të bëjë me FSHF-në dhe Disiplinën pasi këta të fundit nuk falën dy lojtaret e Apolonisë që ishin dënuar disa javë më parë.

Klubi kishte kërkuar që dy lojtaret e tyre të ishin pjesë e kësaj ndeshje, por Disiplina e nuk mori paarasysh kërkesën e tyre e tashmë Apolonia bojkoton finalen.

Arbitrjna e takimit Rrustja dhe ekipi i Vllaznise kane bere proceduren e zakonshme te ndeshjes duke dale ne fushe dhe nisur nga mungesa e kundershtarit, eshte mbyllur ndeshja.

Me pas ka qene anetari i KE te FSHF-se Vasil Bici qe i ka dorezuar medaljet pjestareve te ekipit te Vllaznise dhe ne fund edhe kupen kapitenes Esmeralda Franja. Ekipi shkodran ne kete menyre shpallet fitues i Kupes se Shqiperise per here te 8-te rradhazi.