Nikolo Barela këtë edicion i ka çuditur të gjithë me fanellën e Interit, duke qenë një protagonist absolut i ecurisë së zikaltërve që dominuan Serinë A. Mesfushori ofensiv spikati me golat e tij por sidomos me mënyrën se si arrinte ë hapte mbrojtjet kundërshtare.

Të gjitha cilësi që e kanë bërë atë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e futbollistëve. Sipas mediave ndërkombëtare, dy klube kampionë në këtë sezon në Europë kërkojnë shërbimet e tij. I pari është Atletiko Madrid, i cili kërkon të shtojë fantazi në mesfushën e skuadrës së Simeones për të kërkuar tashmë edhe dominimin në Europë që do të ishte kulmi për këtë klub. Ka një interesim konkret, por për momentin asnjë ide rreth një ofertë zyrtare.

Ndërkohë, interesimi konkret vjen nga Gjermania, ku Julian Nagelsman mendohet se e ka piketuar atë si një pjesë të rëndësishme për projektin e tij te Bajern Mynih. Në Itali shpjegojnë se Bajerni është gati të ofrojë deri në 70 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit.

Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Interi, por me mënyrën e re se si po drejtohet klubi, duke i dhënë rëndësi kursimit dhe rregullimit të financave, një lamtumirë e tij nuk është për t’u përjashtuar. /vipsport/