Kur na ndajnë vetëm tetë ditë nga starti i Europianit, te kombëtarja e Francës ka frikë për Lukas Hernandez.

Mbrojtësi i Bajern Mynih, la fushën i dëmtuar në miqësoren e mbrëmshme ndaj Uellsit ndërsa sot priten përgjigjet nga analizat me të detajuara.

Ankthi bëhet edhe më i madh kur bëhet fjalë për një goditje në gju, të cilat janë të njohura për problematikat dhe kohën e gjatë të rikuperimit.

Sakaq, në gatishmëri për Francën nëse Lukas Hernandez nuk ia del, do të jetë vëllai i tij, Teo Hernandez. Megjithatë, te “Gjelat”, shpresojnë të gjithë që në dispozicion të kenë Lukas si një zgjedhje e parë nga trajneri Didier Deshamp. /VipSport/