Ishte bërë e ditur prej kohësh, mirëpo vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi. Pasuesi i Antonio Kontes tek Inter është Simine Inzagi.

Ish-trajneri i Lacios ka firmosur një kontratë dyvjeçare, ndërsa objektivi tashmë është ruajë titullin kampion, por edhe të bëjë një përfaqësim dinjitoz në Ligën e Kampionëve.

Inzagi ka mbërritur ditën e sotme në Milano me tren nga Roma, ndërsa menjëherë është shoqëruar në ambientet e qëndrës stërvitore për t’u ndierë menjëherë brenda mekanizmave të klubit. /VipSport/