Portugezi Zhoze Murinio do të drejtojë Romën, në këtë sezon të ri, pas shkarkimit nga Totenhemi disa kohë më parë.

Special One, po punon për një projekt fitues që do të konkurroje në Serinë A, pasi Roma nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseka nuk arrit të kualifikohet në kompeticionet Evropiane duke u pozicionuar në vendin e 7 në klasifikim.

Me ardhjen e Murinjos në stolin e kryeqytetasve pritet të ketë prurje të reja, ndërkohë që këtë merkato disa lojtarë tek Roma shihej jashtë planeve të 58-vjeçarit.

Në portë Roma pritet të afrojë një portier, ndërsa portugezi pëlqen Rui Patricion, teksa nuk përjashtohen Alfonse Areola, Jan Somer dhe Jan Muso.

Për mesfushën Murinjo, ka piketuar këta emre: Serxho Oliveira, Taulant Xhakës, Teun Kopmajners, Xhulio Maxhorie, apo Xherdi Shouten.

Në repartin sulmues, në radarët e Romës kanë rënë lojtarët si Andrea Beloti, Andrea Silva dhe Aleksandër Isak.

Për sa i mërket merkatos në dalje, futbollistët që duken jashtë planeve të teknikut portugez janë: mbrojtësi Alesandro Florenci, mesfushorët Ebrima Darboe, Amadou Diavara, Gonzalo Viar, Stiven Nzonzi, sulmuesit Justin Kluivert, Çengiz Under dhe Edin Xheko.