Vllaznia e futbollit duket se është në udhë të mbarë, jo vetëm në ekipin e parë. Në 48 orë klubi kuqeblu ia ka dalë të sigurojë tre trofe të Kupës së Shqipërisë.

Të hënën ishte ekipi i Brdaric që mposhti 1-0 Skënderbeun për Kupën e shtatë në histori teksa mund ne finale ekipin e Skenderbeut.

Vetëm 24 orë më vonë, ekipi U-19 i Vllaznisë mori sërish Kupën për grupmoshat, ndërsa dje vajzat shkodrane morën në kryeqendrën e veriut një tjetër Kupë, atë të Shqipërisë.

Në vetëm 48 orë, vitrinës së pasur shkodrane I janë shtuar edhe tre Kupa, me drejtuesit që duhet të jenë të lumtur për sezonin që u mbyll në këtë mënyrë./newsport.