Anthony Beji pritet të jetë afrimi i radhës te Egnatia. Sulmuesi 22 vjeçar ia doli të gjente 11 herë rrugën e rrjetës sezonin që lamë pas, pa ia dalë të shpëtonte ballshiotët nga rrëzimi një kategori më poshtë.

Nigeriani ka mbërritur për herë të parë te Egnatia në 2017, përpara se Bylis ta merrte një vit më vonë. Edhe pse kontrata me Bylis skadon verën e 2022, duket se palët kanë gjetur akordin dhe Beji do rikthehet sërish te Egnatia pas 2 vitesh.

Sulmuesi duket se do jetë pika e referimit në majën e ofensivës, me Egnatian e Maganit që do luajnë në Superligë sezonin që vjen.

Drejtuesit e Egnatias kane deklaruar se nuk do te jene thjesht kalimtare ne Superlige dhe kete po mundohen ta shfaqin qe me levizjet e para ne merkato.