Milani ka një mundësi për të bërë të mundur transferimin e Elseid Hysajt falas sapo ti përfundojë kontrata e tij me Napolin më 30 qershor.

Sipas “Tuttosport” agjenti i Hysajt e ka pasur një takim dhe e ofruar atë te drejtuesit e klubit të Milanit, me Paolo Maldinin dhe Riki Masarën që aktualisht po shikojnë të gjitha mundësitë për të gjetur një lojtar të përshtatshëm për të zëvendësuar Teo Hernandezin.

Gjetja e një lojtari që e njeh mirë Seria A siç është shkodrani, mund të shtyjë Milanin të mendohet si një opsion, por edhe Fiorentina dhe Lacio janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e lojtarit shqiptar.

Sarri që pritet të marrë drejtimin e Lacios, i ka kërkuar Tares ta marrë shqiptarin te skuadra kryeqytetase.