Kukësi është duke u ndërtuar nga e para për sezonin e ri, me kuksianët që do të kërkojnë që të rikthehen te Europa dhe trofetë madhore. Pero pejiç e ka në dorë tashmë skuadrën dhe merkaton, duke marë bekimin e presidnetit Safet Gjici.

Të dy kanë mardhënie pune shumë të mira, ndaje dhe jo më kot trajnerin e ri të Kukësit me shumë gjasa pritet që ta zgjedhë Pejiçi. ka nisur nga kontaktet e para për afrime të mundshme, ndërsa nga skuadra zyrtarisht janë larguar shtatë lojtarë deri tani.

Limaj, Kurdic, Eze, Kooper, Leiria, Hetemaj dhe Tsintsadze nuk do jenë për sezonin e ri, ndërsa emra të tjerë presin ofertën e klubit me kontratat që skadojnë në fundin e muajit. Veç rinovimeve, Kukësi është fokusuar edhe te emrat e rinj. Patrik Bardhi është një dëshirë e klubit, teksa për 23 vjeçarin është në garë edhe Dinamo. Edhe Devid de Silva i Kastriotit është kontaktuar nga Pejic, që pret një përgjigje nga sulmuesi 25 vjeçar.

Ndërkohë që edhe tregu ballkanas është duke u studiuar nga Pejiçi për afrimin e ndonjë elemti që të bëj diferencën te verilindorët…