Pas Egzon Belicës, edhe Esin Hakaj duket pranë rinovimit me Partizanit. Mbrojtësi ka në tavolinë tashmë dy oferta konkrete, nga Partizani dhe nga Vllaznia.

Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë mbrojtësi shkodran, që më shumë preferon të qëndrojë te Partizani dhe të blindojë pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Ditët e ardhshme, 24-vjeçari pritet edhe të hedhë të zezën mbi të bardhë, për të rinovuar me Partizanin dhe për të vazhduar bashkëpunimin.

Hakaj sezonin e shkuar luajti 35 ndeshje si titullar, duke munguar vetëm në sfidën e fundit ndaj Bylisit, për shkak dëmtimi. Hakaj shënoi 1 gol dhe asistoi 5 herë gjatë edicionit të shkuar futbollistik.