Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë një sulmues i Milanit. Klubi kuqezi ka gjetur akordin me Real Madrid për transferimin e sulmuesit, edhe pse për ta quajtur plotësisht të tijin duhet pritur fundi i sezonit të ardhshëm.

Një marrëveshje që në rastin më të keq do të sjellë përfitime financiare për kuqezinjtë, nëse Reali do të kërkojë përsëri lojtarin.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milani ka nënshkruar me Realin marrëveshjen për huazimin për një tjetër sezon me të drejtë blerjen përfundimtare të lojtarit për vlerën në total që kap shifrën 22 milionë euro.

Transferimi i tij përfundimtar do të kryhet vetëm në mbylljen e sezonit të ardhshëm. Atëherë edhe Real Madrid od të ketë të drejtën e kundërpagesës për të riblerë kartonin e futbollistit, por duke paguar 27 milionë euro.

Pasi kanë siguruar Brahim Diaz, kuqezinjtë kanë kthyer sytë nga Domeniko Berardi, pasi janë të interesuar për të afruar sulmuesin e Sasuolos.

Ky i fundit kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, por Milani shpreson që të bindë Sasuolon që të ulë çmimin duke ofruar disa lojtarë si shkëmbim. /vipsport/