Rafael Varan nuk do të rinovojë kontratën e tij me Realin e Madridit. Sipas asaj që raporton iberikja “AS”, mbrojtësit i skadon kontrata pas një viti dhe madrilenët nuk duan që ta humbasin yllin e prapavijës me parametra zero duke u projektuar një shkëmbim të bujshëm.

Pogba në shkëmbim me Varan, dy francezë dhe dy shokë skuadre tek kombëtarja transalpine mund të shkëmbejnë fanellat që në këtë sesion merkatoje.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por nëse do të realizohej si operacion merkatoje do të ishin një nga goditjet më të bujshme.