Gjate karrieres se tij “i ka ecur” ndaj Shiroki Brijeg teksa si kundershtar i ka shenuar disa here ne perballjet qe ish- skuadrat e tij kane patur me te. Kete gje, Haris Dilaver do te tentoje ta beje edhe ne perballjen qe Vllaznia do te luaje mbremjen e se enjtes ndaj kesaj skuadre.

Sulmuesi bosnjak i Vllaznise eshte prononcuar sot per mediat vendase ne kete pragndeshje teksa duke folur ne lidhje me te eshte shprehur ne kete menyre:

“Jam shumë i lumtur që kapaciteti i stadiumit te Shiroki Brijeg lejohet te jete i plot për tifozët. Duhet te pershtatemi per kete gje dhe shpresoj se gjithçka do të kalojë në një atmosferë të drejtë dhe korrekte.

Sa i përket ndeshjes se kthimit, dua t’u them se vetëm një pjesë e stadiumit do të jetë e hapur. Ne kemi tifozë shumë fanatikë dhe nuk mendoj se do të ishte e lehtë për Široki nëse hapet kapaciteti i plotë i stadiumit tonë”.