Komentatori i njohur i ndeshjeve të futbollit do tërhiqet nga ushtrimi i këtij profesioni të cilin e ka bërë për vite me radhë. Kishte kohe qe perflitej nje gje e tille, por tashme eshte e vendosur.

Sfida e sotme qe u luajt ne mes Anglise dhe Danimarkes dhe finalja e Eur o2020 do jenë dy ndeshjet e fundit për Dritan Shakohoxhën në koment.

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të dielës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër”-u shpreh komentatori.

Shakohoxha pas një kariere të gjatë në komtin e ndeshjeve në Digitalb këtë vit kaloi në RTSH duke komentuar sfidat e Euro2020 ku dhe duket ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga ky profesion.