Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është takuar në Londër me kryeministrin anglez Boris Xhonson.

Si duket, Duka ka udhëtuar për të parë gjysmëfinalen e Europianit ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.

Numri një i FSHF-së ka ndarë momentet e takimit me kryeministrin anglez në rrjetet sociale për miqtë e tij.

”Një takim me Boris Xhonson në Angli sonte”, shkruan Duka në ”Facebook”.