Vllaznia ndodhet qe prej dites se djeshme ne Bosnje- Hercegovine, ku do te luaje mbremjen e neserme sfiden ndaj Shiroki Brijeg, e vlefshme per turin e pare te “Conference League”.

Duhet thene se pritja qe drejtuesit e Shiroki Brijeg i kane bere ekipit te Vllaznise pasditen e sotme ka qene shume e mire dhe per me teper, pas stervitjes qe kuqeblute kane zhvilluar ne stadiumin ku neser do te luajne ndeshjen, presidenti i Shiroki Brijeg Miro Kraljevic ka shtruar nje darke per perfaqesuesit e Vllaznise.

Ne te kane marre pjese sponsori Alban Xhaferi, drejtori sportiv Matko Djarmati dhe sekretari Blendi Dibra. Atmosfera ka qene e shkelqyer dhe padyshim qe ajo vlen para nje sfide te tille.

Kuptohet qe ne fund perfaqesuesit e te dy klubeve i kane shtrenguar doren njeri- tjetrit duke i uruar sukses, por kuptohet qe ne fushe neser do te jene serish rivale./SHKODRA-SPORT.COM/