Sulmuesi i Danimarkës, Martin Braituejt ka pasuri marramendëse në sektorin e pronave të paluajtshme.

Gazeta daneze ‘’BT’’ ka zbuluar se futbollisti i Barcelonës zotëron 1500 apartamente në New York së bashku me xhaxhain e tij, Filip Mikael. Një fakt të tillë e ka pranuar dhe vetë xhaxhai i futbollistit i cili u shpreh:

‘’Familja jonë ka kohë që është pjesë e biznesit të pasurive të paluajtshme. Sidomos në New York, një nga mënyrat më të sigurta për të krijuar një pasuri është investimi në këtë zonë. Dhe kjo është ajo që unë kam bërë me babanë tim dhe Martinin që kur arrita këtu’’.

Sipas asaj që raportojnë mediat daneze, pasuria e sulmuesit është në rritje pasi pritet që të bëhet pronar i 500 apartamenteve të tjera.