Diego Longo pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit.

Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë kampit verilindor pohojnë se janë shumë pranë zyrtarizimit të italianit në krye të pankinës së Kukësit për këtë sezon.

Dy ditë më parë gazeta zbuloi se drejtuesit kuksianë kishin nisur bisedimet me një trajner nga vendi ynë fqinj dhe bëhet fjalë pikërisht për 45- vjeçarin Longo.

Mësohet se palët kanë arritur parimisht akordin dhe mbetet vetëm çështje zyrtarizimi afrimi i tij në Kukës, për t’i besuar kështu edhe “çelësat” e një pankine që konsiderohet “e nxehtë”, duke njohur historinë e Kukësit me trajnerët.