Kukësi U-21 përfundon pushimet dhe rikthehet sërish në fushën e blertë. Skuadra e 21-vjeçarëve e cila drejtohet nga trajneri i njohur Rrahman Hallaçi do të kthehet në fushë ditën e hënë në 12 korrik në kompleksin “Football Republic”.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë skuadra e Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar opinionin publik gjithashtu se katër lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve Xheron Osma, Xhoi Hajdëraj, Kristi Karaj dhe Serxhio Tabaku do të jenë pjesë e skuadrës së parë.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit

Pas perfundimit te seleksionimit te kryer gjate muajit qershor, ekipi i Kukesit U21 ka mbyllur pushimet dhe do te rikthehet ne fushe, per te nisur zyrtarisht pergatitjet per sezonin 2021-2022.

Skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaci do te rikthehet ne fushe diten e hene, ne daten 12 korrik ne kompleksin “Football Republic”.

Klubi njofton se me Xheron Osma, Xhoi Hajderaj, Kristi Karaj dhe Serxhio Tabaku do te jene pjese e ekipit te pare te Kukesit. Futbollistet ne fjale kane zhvilluar nje sezon mjaft te mire ne kampionatin e U21 teksa sezonin e ri jane promovuar per ekipin e pare.”