Siroki Brijeg dhe Vllaznia do sfidojnë njëra tjetrën në orën 21.00, në kuadër të turit të parë të Conference league. Në Bosnje do të lejohen vetëm tifozët vendas në stadium, sakaq shkodranëve do iu duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të parë ndeshjen.

Gjithsesi, lojtari i 12-të nuk do mungojë, pasi tifogrupi i Vllaznisë (Power 12) do mbështesë skuadrën (Disa tifozë kanë vendosur të udhëtojnë për në Bosnjë.

Ata kanë qënë afër skuadrës edhe në raste kur futbolli ishte nën “diktaturën” e Covid 19, me rregullat që ishin tejet të ashpra. Si shumë herë të tjerë, as sot, ata nuk do zhgënjejnë.

Ky është një motivim ekstra për të besuarit e Brdaric, në një 90 minutësh jo vendimtar, por shumë të rëndësishëm për ecurinë në Europë./newsport/