Conference League zbret sot në fushë, për ndeshje tejet interesante. Vllaznia dhe Partizani do kërkojnë rezultate pozitive në takimet respektive të turit të parë.

Ekipi i Brdaric do masë forcat me boshnjakët e Siroki Brijeg, në Stadion Pecara, në orën 21.00. Shkodranët kanë një grup të mirë lojtarësh, sakaq, ekipi nga Bosnja nuk duhet nënvlerësuar.

Partizani i Ilir Dajës “përplas brirët” me moldavët e Sfintul Gheorghe. Në Elbasan Arena, në orën 20.00, të kuqtë nisin aventurën Europiane, me shpresën së gjithçka do shkojë mirë.

Takime të tjera të ekipeve shqiptare mund të përmendim: Shkupi-Llapi dhe Drita-Dacic.