Trajneri i Sfintul, Sergei Cebotari, ka folur për faqen zyrtare të klubit rreth ndeshjes kundër Partizanit, e para për Ligën e Konferencës. Në fjalën e tij, Cebotari pranoi se e ka studiuar ekipin e Partizanit, si dhe ka besim te skuadra e tij se do të marrë një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”.

Cebotari, fluturuat drejt Shqipërisë, ku nesër (sot) do të debutoni në Ligën e Konferencës. Emocione?

Sigurisht, por ka vetëm emocione pozitive, veçanërisht pasi mund të kujtojmë se si ishte viti i kaluar, si përgatiten ndeshjet në garat evropiane, në çfarë niveli luhet dhe çfarë fitoreje në klubet e një turneu ndërkombëtar. Jam i lumtur që atmosfera e ekipit është pozitive dhe lojtarët janë të motivuar të dalin në fushë dhe të marrin një rezultat të mirë.

A e keni analizuar kundërshtarin Partizani? Si ju duket?

Ne kemi analizuar me kujdes, si ekipin në përgjithësi, ashtu dhe secilin lojtar individualisht. Shumë futbollistë janë larguar, të zëvendësuar me të rinj. Në të njëjtën kohë, unë kuptova kërkesat e stafit teknik dhe cilin futboll duan të luajnë. Në parim, ne bëmë shumë mirë hulumtime.

Skuadrat shqiptare njihen për shpirtin e tyre luftarak. A i keni përgatitur lojtarët tuaj të presin një lojë të vështirë, por edhe të luajnë më agresivisht se zakonisht?

Po, në futbollin shqiptar ka një shpirt të veçantë loje, luftëtari. Por, unë jam i bindur që lojtarët tanë tashmë kanë eksperiencë të mjaftueshme për të përballuar çdolloj loje apo sfide. Së pari, futbollistët tanë duhet të disiplinohen.

Për Sfintulin, ndeshja kundër Partizanit do të jetë e treta këtë sezon, për Partizanin e para. Sa ka rëndësi kjo?

Ka shumë rëndësi, pasi një pjesë e mirë e futbollistëve që shkëlqyen sezonin e kaluar për Partizanin, janë larguar dhe të sapoardhurit, nuk kanë arritur të përshtaten 100%, duke luajtur vetëm në ndeshje miqësore. Nën këto rrethana, unë besoj se nervat dhe presioni psikologjik do të shfaqen në kampin kundërshtar, gjëra nga të cilat duhet të përfitojmë.

Lidhur me rregullin e ri të UEFA-s, në lidhje me anulimin e golit jashtë. A ka ende rëndësi që e luani ndeshjen e parë në Shqipëri?

E përsëris, ka shumë rëndësi të jesh i disiplinuar, të demonstrosh një lojë të mirë dhe të arrish një rezultat pozitiv. Tani që gjithçka është vendosur në dy ndeshje dhe rregulli i golit jashtë është hequr, të dyja ekipet fillojnë me mundësi të barabarta. Nuk është e rëndësishme ku luan, por si luan.