Realizoi me siguri një nga golat më të bukur të “Euro 2020” dje, kur nga një goditje dënimi larg thuajse 30 metra nga kuadrati mposhti Pikfordin (për më tepër është edhe goli i parë me goditje dënimi i turneut).

Mikel Damsgard, mesfushori i Danimarkës dhe i Sampdorias, duke folur për “TV3+” thuajse nuk e ka llogaritur fare rrjetën e realizuar dhe është përqendruar më tepër tek eliminimi i skuadrës së tij.

“Jam super i zhgënjyer, ndodhem këtu përpara jush me një ndjesi boshe në trupin tim.

Kemi dhënë maksimumin tonë përgjatë gjithë turneut, pra është një ndjesi shumë zhgënjyese të ndodhesh këtu pasi ke dhënë gjithçka në një ndeshje të tillë”, përfundoi Damsgard.