Sulmuesi maqedonas Fahrudin Gjurgjeviç, ishte heroi i Vllaznisë, në triumfin 3-0 që shkodranët arritën në transfertë ndaj Shiroki Brijeg. Në prononcimin pas këtij suksesi madhështor të arritur, 29-vjeçari u shpreh:

“Për ne ishte e rëndësishme që të fitonim me diferencë golash. Që të arrinim të kualifikoheshim. Jam shumë i lumtur që kontribuova me 2 gola dhe ndihmova ekipin të kalonte në turin tjetër.

Ndeshja e parë nuk ishte ashtu siç dimë të luajmë. Ju e patë se çfarë bëri gjyqtari, por nuk dua të flas për këtë. I kemi cilësitë për të besuar. Të shikojmë, të analizojmë kundërshtarin. Mendoj që janë më shumë cilësor se Shiroki, por do t’i shikojmë.

Gjyqtari bëri punën që duhet të bënte dhe ne bëmë atë që duhet të bënim dhe ia arritëm qëllimit. Respekt për Shiroki Brijeg, por ne ishim më të mirë”, u shpreh sulmuesi maqedonas.