Vllaznia do të përballet kundër Ael Limasol pasi arriti të kualifikohej në turin e dytë të “Conference League”. Së fundmi është caktuar edhe arbitri për takimin e parë që do të zhvillohet në Qipro.

Bëhet fjalë për danezin Mads-Kristoffer Kristoofersen, i cili ka eksperiencë të madhe në arenën europiane. Në dy raste ka gjykuar shqiptarët dhe në të dyja kemi pasur fitore.

Në vitin 2018 kur Shkëndija arriti të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Sherif Tiraspol, por edhe në 2019 teksa Kosova fitoi në transfertë kundër Bullgarisë në shifrat 2-3.

Ndërkohë për t’u theksuar është se danezi nuk e tregon gjakftohtësinë te kartonat. Duke parë ndeshjet që ka arbitruar në arenën europiane, mesatarisht Kristofersen nxjerr 5 kartonë për ndeshje, ndërsa në përballjen e fundit mes Kolding dhe Skive janë dhënë 8 kartonë të verdhë. /Sport Ekspres/