E tentoi edhe Vllaznia ta merrte, e tentuan edhe skuadra te tjera te kampionatit shqiptar, por me pas u tha se ka zgjedhur te luaje ne Katar, megjithate diten e sotme, Agim Ibraimi ka zgjedhur te luaje me Dinamon.

18 herët kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me Agim Ibraimin dhe zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare. Lajmi ishte përfolur prej ditësh, ndërsa vetëm sot është bërë zyrtare nga Dinamo.

Ibraimi ishte pjesë e Kukësit sezonin e kaluar teksa mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa tani do të nisë sërish një aventurë të re në Superligën shqiptare dhe nesër do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Postimi i Dinamos:

Agim Ibraimi, afrimi rradhës tek Dinamo

Futboll Klub Dinamo zyrtarizon afrimin e rradhës, Agim Ibraimi.

Mesfushori 32-vjeçar me një karrierë të pasur jashtë vendit dhe së fundmi një eksperiencë në Superiore, bashkohet nesër me skuadrën për tu vënë në urdhrat e trajnerit Shkëmbi.