Vllaznia arriti që të fitonte në shifrat 3-0 kundër Siroki Brijeg duke zhvlerësuar humbjen e parë. Pavarësisht se te Ael Limasoli kishin bërë gati studimet dhe po prisnin ekipin boshnjak si kundërshtar, e vërteta është se do të ndeshen me shkodranët.

Kjo fitore e Vllaznia ka marrë vëmendje të natyrshme edhe në Qipro, me këta të fundit që janë mahnitur nga tifozeria duke e konsideruar si “ferrin në tokën shqiptare”.

“Shqiptarët në ndeshjen me boshnjakët kishin 9 mijë tifozë në tribuna. Kjo ishte arsyeja kryesore e përmbysjes. Tifozët ishin si “dopi.ng” për ekipin.

Në fakt Vllaznia ndaj Ael po pret edhe më shumë tifozë, në një kohë kur në Qipro po bëhen pengesë vaksinat dhe po i mbajnë njerëzit larg stadiumeve”, shkruhet në raportim. /Sport Ekspres/